Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Me 01 tetor 2021, Prizren
Me rastin e fillimit te vitit akademik shkollor 2021/2022,Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ka ndërmarr te gjitha masat e duhura në zbatim te Planin Operativ ,,Siguria në Shkolla”, për sigurinë e një ambienti të sigurt në shkollat e rajonit te Prizrenit si në aspektin e sigurisë fizike edhe në aspektin e sigurisë në trafik, ku përveç patrullimit ne uniform do te ketë patrullim te shtuar edhe ne rroba civile me qellim te parandalimit te dukurive negative siç janë: Prishja e rendnit dhe qetësisë publike ,lirimin e hapësirave publike si trotuaret, bartjen e gjë sendeve te ndalura si: thika, boks te hekurit si dhe lënde narkotike. Kjo do te realizohet ne bashkëpunim me DKA-të, drejtoret e shkollave ,këshillin e nxënësve si dhe këshillin e prindërve.
Andaj policia e Kosovës është e përkushtuar ne ruajtjen e rendi dhe qetësisë publike, parandalim e krimit si dhe dukurive tjera negative, veprime këto do te realizohen ne bashkëpunim me qytetarët!
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje