Prizren, 22 shtator 2021
Policia në Prizren pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar T.K, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1966, person ky që kërkohej ne bazë të dy urdhëresave me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren e ne koordinim me Gjykatën e Apelit ne Prishtinë-Departamenti Special. I dyshuari kërkohej për veprën penale ‘Organizimi i skemave piramidale’ dhe ‘bixhoz i pa ligjshëm’. I njëjti me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 7 vite burg dhe 25 000.00 euro gjobë.