Me datë 14 shtator 2021, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit ne një qante krahu, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë të modelit:
• “ZORAKI M906-B, me numër 0310, kalibër 9mm P.A.K dhe një karikator.
Në lidhje me këtë rast i dyshimit F.L i lindur në vitin 1983.eshte shoqëruar ne stacioni policor Prizren VERI, ku i njëjti është intervistuar se bashku me dy dëshmitar.
Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti te hetohet ne procedurë të rregullt hetimore.