Me datën 13.09.2021 rreth orës 22:35, Policia në Suharekë kishte pranuar një informatë se në fshatin Maqitevë, Komuna e Suharekës personi mashkull/ kosovar (viti i lindjes 1984), i ka dëbuar anëtarët e familjes nga shtëpia dhe nuk i ka lejuar të hyjnë brenda në shtëpi.
Reagimi policor ishte i menjëhershëm në lidhje me këtë rast, ku zyrtarët policor janë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin. I dyshuari ishte në gjendje të dehur, përderisa në dhomën e gjumit në shtëpinë e tij janë gjetur (65) fishekë të kalibrit 7.62mm.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe Prokurori për Krimeve të rënda, dhe me urdhër të tij është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku në një objekt përcjellës të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale edhe:
• një armë të zjarrit (kallashnikov AK-47), dhe
• një karikator me (17) fishek të kalibrit 7.62 mm.
Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme.
Në vijim gjeni disa foto të dëshmive të konfiskuara në rast.