Policët nga stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, kanë arritur që të arrestojnë dy persona me inicialet: A.RR, ( M/K), 48 vjeçar dhe S.RR (M/K) 44 vjeçar.
Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën e njejtë penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, me dënim burgimi , njëri prej tetë 8 muajve dhe tjetri prej katër (4) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.