Në vijimësi të ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të parandalimit të rrezikimit te trafikut dhe identifikimit të kundërvajtësve, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Jug, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera, i përgjigjet dhe merr masa ndaj çdo kundërvajtësi qe raportohet nga ana e qytetarëve.
Rasti i fundit që është raportuar nga ana e qytetarëve dhe është publikuar ne media, ka të bëjë me një kundërvajtje në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë saktësisht në fshatin Gracë, ku një automjet ka qenë duke lëvizur në kahje të kundërt me ç ‘rast ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Njësia e Trafikut Rajonal, ka arritur ta identifikoj ngasësin e automjetit dhe ti shqiptoj gjobën e gjithashtu edhe masën mbrojtëse me pikë negative, duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për rregullat e trafikut rrugor për kundërvajtjen përkatëse.
Policia në Rajonin e Mitrovicës fton qytetarët që të raportojnë çdo lloj kundërvajtje tek Policia e Kosovës, e ndaj të gjithë kundërvajtësve do të ndërmerren masa të parapara me ligj.