Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet V.D (M/K) i moshës 27 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Grabitje’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.