Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Informacion zyrtar

Sot, më 08.09.2021, rreth orës 20:20, policia është informuar se në afërsi të shkollës ekonomike ‘Ali Hadri’ në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur njoftimit. Si pasojë e të shtënave tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe prokurori i shtetit, të cilët po kryejnë ekzaminimet në vendin e ngjarjes. Informata shtesë do të jepen pas zhvillimit të hetimeve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje