Gatishmëria për mbarvajtjen e masave anti COVID nga Policia e Kosovës në Gjilan ka vazhduar me përkushtim edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, duke qenë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë në respektimin e kërkesave për mbikëqyrje dhe monitorim të situatës.
Kontrollet kanë të bëjnë me respektimin e orarit të punës për lokalet e gastronomisë, kafiteritë dhe respektimin e kufizimit të lëvizjes.
Njësitë policore por edhe në rroba civile dhe të ndihmuar nga inspektorët e AVUK-ut kanë kryer kontrolle të shumta dhe janë marr masa adekuate në përputhje me vendimin dhe ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID19.