Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.
Të njejtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara.