Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vdekje e dyshimtë

Skenderaj, 23 gusht 2021
Sot me datë 23.08.2021, rreth orës 06:43, policia ka pranuar një informatë se në fshatin Aqarevë të Skenderajt, treni kishte shtypur një person.
Të gjitha njësitë kompetente kane dalë në vend të ngjarjes e po ashtu edhe mjeku kujdestar nga QKMF Skenderaj, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e viktimës D.H., 36 vjeçar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Trafiku Rajonal, hetimet dhe krim-teknika rajonale si dhe mjekësia ligjore, trupi i pajete është dërguar për obduksion.
Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhrin e tij rasti ёshtё hapur dhe është duke u hetuar si “Vdekje e dyshimtë’’.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje