Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për kanosje në Shtime, i konfiskohet edhe një armë

Stacioni policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,sot rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se, një person me inicialet A.F ( M/K) i moshës 30 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet L.S (M/K) i moshës 31 vjeçar ,këtë të fundit e kërcënon me armë zjarri.
Në lidhje me këtë policia, të dyshuarin e shoqëron në stacionin policor në Shtime dhe pasi intervistohet, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime, i dyshuari lirohet për procedurë të rregullt , ndërkaq i konfiskohet një pushkë automatike A-47.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje