Prizren, 20 gusht 2021
Në realizim të vendimit të Qeverise për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia rajonale në Prizren sot ka ndërmarrë masa për kontroll të salloneve të dasmave.
Gjatë inspektimit dhe kontrollimit në rrugën Prizren-Landovicë, në dy salla të dasmave policia ka vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e Qeverisë përkatësisht neni 18 i vendimit ku thotë:” Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.
Për këtë, janë informuar Inspektoret të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, dasmat janë ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve.
Andaj, në zbatim për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontroll, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, policia në Prizren do të vazhdojë duke vepruar gjatë gjithë kohës së bashku me Inspektorët dhe mekanizmat tjerë shtetëror në bazë të vendimit të Qeverisë dhe ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.