Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan,  përkatësisht stacioni policor në Gjilan ka nisur një takim me komunitetin  për themelimin e Këshilli Lokal për Siguri Publike (KLSP)

 
Më, 19 gusht 2021, Policia e Kosovës, Njësia e Policisë në Komunitetit e Stacionit Policor në Gjilan dhe eprorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, kanë mbajtur takim me banorët e fshatit Pogragjë të Gjilanit.
 
Duke u bazuar në strategjisë e re të policisë të drejtuar nga inteligjenca dhe  policimit në bashkësi,  ka nisur takimet  e para për themelimin i KLSP -ve që nënkupton edhe rëndësinë dhe kontributin e komunitetit dhe partnerëve tjerë të sigurisë, që së bashku me Policinë e Kosovës të ofrojmë siguri të qëndrueshme në parandalimin dhe mbrojtjen nga ngjarjet që mund të kërcënojnë sigurinë  publike.
 
Në këtë takim u diskutua rreth identifikimit dhe zgjidhjes së problemeve dhe   dukurive  të ndryshme  negative dhe me strukturat e fshatit u vlerësua si e nevojshme themelimi KLSP-së në këtë fshat.
 
Takimi i sotëm  është mirëpritur nga banorët, të cilët shprehën vullnet për themelimin sa më shpejtë të KLSP- së në fshatin Pogragjë.
 
Policia rajonale e Gjilanit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë në identifikimin e problemeve që e rrethojnë këtë rajon dhe bashkërisht t’i zgjedhim këto probleme për një ambient të qetë dhe të sigurt.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje