Rreth orë 21:30, të mbrëmjes së datës 18 gusht 2021, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi e Trafikut Rrugor po realizonte një pikë kontrolli në Vushtrri. Ku si rezultat i një kontrolli të detajuar në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë e llojit pistoletë me pesë fishek dhe një thikë.
Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar V. P., 28 vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, posedim, apo kontrollë i paautorizuar i armëve’’.