Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë

Hetuesit e sektorit rajonal të hetimeve nga Drejtoria rajonale në Ferizaj,pas një pune të suksesshme operative ,kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë njërin nga personat e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë .
I dyshuar , G.H. (m/shtetas i Republikës së Shqipërisë, 30 vjeç),në bashkëpunim me disa persona të dyshuar , me datën m12.08.2021, rreth orës 04:50 minuta, në Ferizaj rruga ,,Sali Qeku” kanë hy me forcë në lokalet e një kompanie ndërtimore dhe kanë vjedhur mjete pune në vlerë 7.000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit , prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarit, kurse lidhur me rastin janë duke vazhduar hetimet për personat tjerë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje