Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë implementon planin për siguri më të madhe në trafik

Prishtinë, më 16 gusht 2021
Policia e Kosovës, njësitet relevante të trafikut rrugor në rajonin e Gjakovës prej muajit Korrik deri me 15 Gusht, përmes Task Forcës ka implementuar planin operativ “Alkooli”, me ç’rast për shkak të përdorimit të alkoolit nga vozitësit (drejtuesit e automjeteve) si masë mbrojtëse janë konfiskuar: 216 patent shofer, ndërsa është bërë matja e nivelit të përdorimit të alkoolit ndaj 1382 vozitësve.
Duke marr parasysh se çdo vit evidentohen aksidente fatale të shkaktuara nga vozitësit e dehur, qëllimi i planit ka qenë i fokusuar në këto pika:
ü Ngritja e sigurisë rrugore,
ü Vetëdijesimi i vozitëse që mos ta ngasin automjetin nën ndikimin e alkoolit,
ü Masat e ndërmarra preventive përmes fushatave vetëdijesuese, mediave dhe masave ndëshkuese për shkelësit e ligjit.
Efekti i dëshiruar është arritur, për shkak se prej kohës kur ka filluar implementimi i planit operativ në rajon, nuk janë evidentuar aksidente me pasoja fatale dhe po ashtu vërehet vetëdijesim më madh i drejtuesve të mjeteve motorike.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në DRP-Gjakovë do të vazhdoj me marrjen e masave të ndryshme preventive dhe ndëshkuese, gjithmonë me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, sidomos ato me pasoja të rënda.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje