Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës, për shkak fluksit të madh në PKK Merdare, kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Policia e Kosovës, zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota, në këtë kohë kur fluksi i hyrje/daljeve nga territori i Republikës së Kosovës është më i madhë, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare.
Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se : për shkak të fluksit të madh të udhëtareve pritjet janë të gjata dhe apelojmë te të gjithë që të shfrytëzohen edhe pikat tjera të kalimit kufitar. Koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët tanë andaj bëjmë apel tek qytetaret që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, ku ka fluks më të vogël dhe pritjet janë minimale. (shih tabelën më poshtë).
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FLUKSI Pikat e Kalimit Kufitar PIKAT KALIMIT KUFITAR Hyrje (min) Jarinje Dalje (min) 05-10 Mutivodë Kolona (metra) Hyrje 25-30 05-10 Kolona (metra) Dalje Muçibabe 00 05-10 05-10 Dheu Bardhë 150 00 05-10 03-05 Merdare 00 00 60 50-60 00 00 340-360 600 300 2900 Marrê nga webfagja MPB-sẽ: 16/08/2021 10:13"
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje