Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion, duke ndërrmarë një akasion të gjerë për ti kontrolluar shoferët e automjeteve , në rast se drejtojnë auutomjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit .
Nga data 01.08.20201-11.08.2021 , policia ka shqiptuar 38 fletëparaqitje ndaj shoferëve që kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, njëkohësisht ndaj këtyre drejtuesëve, u janë hequr pikët negative dhe masa mbrojtëse, ndalim drejtimi i automjetit për disa muaj.
Vozitja e automjetit nën ndikimin e alkoolit përfshinë një nga rreziqet serioze për sigurinë në komunikacionin rrugor, andaj policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të komunikacionit, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qyetatarët që të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë.