Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje”

Pejë, 10. gusht 2021
Më datë 08. 08. 2021, rreth orës 05:10, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se një grup prej katër personave të pa njohur kishin hyrë në shtëpinë në Pejë, dhe nën kërcenim të mjetit të mprehtë (thikë) kanë grabitur një telefon Samsung dhe të holla rreth katërqind e shtatëdhjetë (470) Euro.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intenzive nga ana e hetuesve Rajonal me datë 09.08. 2021, është arrit të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar meshkuj kosovar.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve të përfshirë është caktuar masa e ndalimit policor prej 24 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje