Më datë 05 gusht 2021, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën “Xhevat Berisha” ne Prizren është duke ndodhur një rrahje .Veprimet policore ishin të menjëhershme ku kanë dal ne vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me viktimën ,i cili ka deklarua se për shkak të një mosmarrëveshje të më hershme është sulmuar fizikisht dhe kanosur me armë. Viktimës i është dhen ndihma mjekësore dhe sipas raportit mjekësorë viktima ka lëndime të lehta trupore.
Policia ka identifikuar personat e dyshuar të këtij rasti e cilët janë:
• F S, i lindur në vitin 1972
• M. S., i lindur në vitin 1990 dhe
• Q. S., i lindur në vitin 2001
Ne lidhje me ketë rast hetuesisë policor ne Prizren, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, kanë kryer bastisje në dy shtëpi pronë të dyshuarave, ku kanë gjet dhe sekuestruar ne cilësinë e provave material këto gjë sende :
1 (një) pushkë gjuetisë Zastava ,
2 (37) fishekë
3 (një) Pistole Grisan MC13
4 Dy karikator dhe
5 (17) fishek
6 (1.15 gram) qe dyshohen te jen substanca narkotike.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit lidhur me veprimet e ndërmerrna, i cili ka rekomanduar që t dyshuarit F S dhe
M.S të ndalet në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa ndaj të dyshuarit Q S të iniciohet rast për posedim të substancave narkotike. Rasti është duke u hetuar !