Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë, në kuadër të implementimit të planit operativ ‘sezoni veror’ 2021, Policia në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së sotme në fokus të veprimit të përbashkët me autoritetet komunale kanë vizituar pishinat në Mitrovicë.
Me qëllim të krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt në hapësirat e pishinave, për të parë për së afërmi gjendjen dhe masat e ndërmarra nga pronarët në ofrim të sigurisë për vizitorë, gjatë ditës së sotme Policia së bashku me inspektorët komunal kanë vizituar dhe inspektuar hapësirat e pishinave në Mitrovicë.
Mbi bazën e një gjendje faktike dhe vlerësimeve të bëra nga autoritete komunale, hapësirat e këtyre pishinave në përgjithësi i plotësojnë kushtet për zhvillim të veprimtarisë. Nga aspekti i sigurisë në pishina prezentë gjatë gjithë kohës janë ekipet e shpëtimtarëve si dhe ekipe të ndihmës së parë mjekësore.
Veprimet policore në interes të sigurisë dhe në shërbimi të komunitetit, mbeten prioritet dhe synim i bashkëpunimit me institucionet lokale dhe komunitetin në ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit.