Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen katër (4) persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykata themelore në Pejë

Pejë, 29 korrik 2021
Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me qëllim të realizimit të urdhëresë se Gjykatës Themelore Pejë,
Pas një pune operativo-hetimore, ka arrite që të siguroj informacione mbi vendndodhjen e personave të kërkuar, në orët e mëngjesit të datës 29.07.2021, njësitet e Stacionit Policor në Pejë të mbështetura nga Njësiti për reagim të shpejtë (NJRSH), kanë arrestuar katër (4) persona në lokacione të ndryshme në zonën e Stacionit Policor Pejë, të cilët kërkoheshin për veprat penale:
• Tre (3) persona të dyshuar për veprën penale “ grabitje” të cilët janë të dënuar me katër (4) vite burg.
• Një (1) person i dyshuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë”
Pas arrestimit të dyshuarit për veprën penale “grabitje” janë dërguar në vuajtje të denimit në qendren e paraburgimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari për veprën penale “ vjedhje e rendë” është dërguar ne Prokurorinë themelore në Prishtinë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje