Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen tre persona të dyshuar për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm “, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”

Vushtrri, 27 korrik 2021
Sektori i hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në mbështetje të njësive NJSO, K9 dhe NJRSH, sot më datë 27 korrik 2021, mbi dyshimin për kryerjen e veprave penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,“ Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ka realizuar urdhër kontrollin të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Vushtrri.
Urdhër kontrolli është realizuar në dy lokacione të ndryshme në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, me ç’ rast janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar: K.M., 25 vjeçar, T.G., 37 vjeçar, Rr .G., 30 vjeçar, që të tre shtetas të Republikës së Kosovës.
Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
o një armë e shkurtë pistoletë me katër fishekë
o një shumë e parave
o disa telefona mobilë
o dhe dëshmi të tjera të transaksioneve bankare.
Provat e sekuestruara, do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” , “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra këto të ndodhura kohë më parë në zonën e Vushtrrisë.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, tre të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje