Sot, më 27.07. 2021, në ambientet e Policisë së Kosovës, u mbajt ceremonia përkujtimore për 21 heronjtë , policë të Republikës së Kosovës që ranë në kryerje të detyrës duke dhënë nga vetja më sublimen, atë më të shtrenjtën, jetën e tyre.
Gjatë ceremonisë u bë zbulimi i pllakës përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës.
Ceremoninë e nderuan me prezencën e tyre edhe personalitetet e larta shtetërore duke filluar nga kryeparlamentari z. Konjufca, kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, zëvendësministri i punëve të brendshme z. Gashani, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti me stafin e lartë udhëheqës, zëvendës komandanti i FSK-së, z. Cikaqi, ambasadorë e atashe.
Vend të veçantë në këtë organizim zunë familjarët e të rënëve duke i dhënë nder, respekt dhe madhështi ngjarjes së sotme.
Policia e Kosovës do t’u jetë përjetë mirënjohëse kontributit dhe sakrificës së secilit hero, duke i falënderuar përzemërsisht dhe familjarët e tyre për durimin dhe mundin që bën sot për të na nderuar.
Policia është krenare me juve hero!