Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që, mbrëmë të arrestojë një person nga Ferizaj, me inicialet M.E (M/K) , 27 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajve, për veprën penale:‘’Blereje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.