Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takimi me grupin për zbatimin e Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , respektivisht Zëvendësdrejtori Rajonal, njëherit koordinator rajonal për zbatimin e Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka zhvilluar një takim me komandantët e stacioneve të policisë dhe shefat e njësive rajonale në ambientet e kësaj drejtorie.
Në këtë takim , veç tjerash është diskutuar edhe situata e sigurisë, e cila është vlerësuar e qetë në rajonin e Ferizajt , ndërkaq është paraqitur nevoja që të shtohen aktivitetet dhe masat e policisë në disa fusha, si : grumbullimi i informacioneve për vjedhjet dhe vjedhjet e rënda , grabitjet , krimin e organizuar, drogat , informacione rreth kundërvajtjeve në komunikacion , si ato me foto etj.
Në fund të këtij takimi u përcaktuan edhe prioritetet e policisë rajonale për ditët në vijim , që sezoni i verës të kalojë pa incidente dhe aksidente në komunikacion.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje