Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Dy të dyshuar fillimisht jan arrestuar nga Policia e Kosovës për “Mashtrim, Kanosje, dhe Mbajtje në Pronësi të pa autorizuar të armës”

 Me 22 korrik 2021 rreth orës 09:55,me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan nga ana e Policisë së Kosovës njësitet e hetimeve rajonale kanë realizuar bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit S. S. (1991) në fshatin Bushincë Komuna Novobërdë, në lidhje me dyshimin se i njëjti kishte kryer vepra penale “Mashtrim, Kanosje dhe Mbajtje në pronësi të pa autorizuar te armës” bashk me të dyshiarin tjetër D.R.(1980), që të dy serb shtetas të Kosovës me banim në këtë fashat.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit S.S. janë gjetë dhe konfiskuar një Pushke EM-48 me cal. 79mm, një pushkë gjuetie me cal. 12, një pale pranga të Policis, njëqind e pesdhjetë e pesë copë (155) fishek të cal 79 mm , gjashtëmbëshjet (16) copë fishek të cal. 12 , Dy (2) thika (bajoneta) .
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të shtetit ,ndaj njërit nga të dyshimtit rëndon akuza për për “Mashtrim”, gjersa ndaj tjetrit për “Kanosje, dhe Mbajtje në Pronësi të pa autorizuar të armës” .
Të dyshimtit besohet se e kanë ushtruar “Kanosje dhe Mashtrim” ndaj viktimës F.M. (1973) shqiptar shtetas i Kosovës.
Lënda në procedurë të rregullt me vendim të prokirorit dërgohet në PTh.
Rasti është nën Hetime.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje