Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Gjuan me arme zjarri në aheng familjar, rrezikon dasmorët

Prizren, 21 korrik 2021
Policia në Prizren pranoj një informacion se në fshatin Gjonaj, dëgjohen krisma nga arma e zjarrit. Njësitë policore reaguan menjëherë dhe e kuptuan se në një aheng familjar të organizuar, kishte të shtëna nga arma e zjarrit.
Ekipet policore të patrullës u asistuan edhe nga njësitë e forenzikës dhe fillimisht gjeten 4 gëzhoja të shkrepura nga një armë zjarri.
Si dëshmi materiale të njëjtat u sekuestruan dhe u informua Prokurori kujdestar, ku sipas urdhrit, policia kreu kontrolle tek dasmorët dhe në automjetet e tyre.
Me ketë rast, fillimisht policia identifikoj si të dyshimtë B.M i lindur në vitin 1982, i cili u ndalua në afat prej 48 orë në mbajtje.
Gjatë intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshimti pranoi se i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri të tipit pistoletë Arex, modeli ReXzero1CP.
Në lidhje më këtë rast pistoleta e përdorur u sekuestrua.
Rasti është duke u hetuar.
Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura, andaj përgëzon qytetarët që raportojnë rastet e tilla.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje