Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fushatë vetëdijësuese

Stacioni policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,në kuadër të Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, 2021-2025, referuar Planit të Veprimit, siç parashihet më këtë strategji, ka vazhduar me aktivitetet e tyre, duke shpërndarë fletushka vetëdijësuese në parandalim të dukurive negative në shoqëri.
Policët , u shpërndanë qytetarëve fletushka vetëdijësuese, si : ‘’ Festo pa armë’’, ‘’Kujdes nga zjarret’’, ‘’Kujdes për veturën tuaj’’ ‘’Mos shpejto me automjet’’ , ‘’Mos e përdor telefonin gjatë ngasjes’’.
Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i qytetarëve , drejtuesve të automjeteve, të të gjitha kategorive, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve në komunikacion .
Akitiviteti u mbajt në rrugët e qytetit të Shtimes dhe ky aktivitet u vlerësua nga qytetarët .
Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë së këtij stacioni, që të zgjojnë vëmendjen dhe të ndërgjegjësojnë qytetarët, që sezona e verës të kalohet me më pakë incidente dhe aksidente në komunikacion.
Ndaj
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje