Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nën moton “Mos lejoni që dasma juaj të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në trafik” Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut shpërndanë fletëpalosje për qytetarë

Mitrovicë, 16 korrik 2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi po ndërmerr veprime të nevojshme në përmbushje të objektivave policore në kuadër të implementimit të planit operativ ‘sezoni veror’ 2021,
Me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë: Policia sot ka filluar shpërndarjen e fletëpalosjeve për qytetarë, ku në fletëpalosje janë përshkruar dhe janë ilustruar këshilla elementare gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë:
-mos u ulni në dritare të automjetit
-mos dilni me pjesë të trupit jashtë automjetit
-mos vallëzoni në rrugë
-mos përdorni mjete videoinqizuese nga dritaret e automjetit
Shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jug, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në trafik si dhe parandalimin e rasteve dhe veprave tjera të kundërligjshme.
Policia apelon qytetarët që duke u sjellë-vepruar në pajtim me ligjet dhe rregullat secili mund të japë kontributin e tij në dobi të përmirësimit dhe parandalimit të dukurive negative.
Në çdo rrethanë Policia do të veprojë sipas autorizimeve dhe kompetencave, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në përgjithësi.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje