Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në Suhareke zbatuan urdhër kontroll për vjedhje, gjeten persona të kontrabanduar

Prizren, 16 korrik 2021
Policia në Suharekë sot kishte marrë urdhër për kontrolle në një shtëpi të dyshimtë në fshatin Peqan në lidhje më një rast vjedhje.
Gjatë realizimit dhe zbatimit të këtij urdhri hetuesit gjeten së në këtë shtëpi banimi ishin 11 persona më nënshtetësi Siriane te cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë.
Në lidhje më këtë rast policia kontaktoj prokurorin e shtetit i cili urdhëroj që rasti ti kalon njësinë për migrim dhe të huaj në kuadër të policisë kufitare, ndërsa u ndaluan shtatë persona të dyshimtë për kontrabadnim me migrant. Të dyshimtit S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S dyshohen se janë përfshirë në kontrabandë me migrant dhe të njëjtit ju dorëzuan njësisë së hetimeve për interviste.
Rasti është duke u hetuar.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje