Prishtinë, 01 korrik 2021 – Sot rreth orës 12:00, në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë, një person i dyshuar kishte ekspozuar një armë zjarri.
Ndërkohë që policia ka pranuar informatën, ka lokalizuar të dyshuarin dhe të njëjtin e ka arrestuar, me ç’ rast ka sekuestruar;
Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm,si dhe
Tetë copë fishek të kalibrit 7.62 mm,
Të dyshuarin;
• J. E, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.