Policia Kufitare e Kosovës, sot më 29.06.2021, rreth ores 14:00, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, ka ndaluar automjetin Suzuki, të cilin e drejetonte m/k dhe në automjet kishte të bashkangjitur edhe rimorkion ku kishte paisje elektrike (tel rryme) në vlerë prej rreth 2000 euro.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar është inicuar rasti për “kalim të paautorizuar kufitar”, dhe me urdhër të tij, malli sekuestrohet për dërgim në terminal doganor për proceduara të mëtutjeshme ligjore .