Policia e Kosovës me datë 29.06.2021, ka pranuar dy (2) pajisje për detektimin e eksplozivëve dhe drogave nga UNDP përmes programit për siguri në Kosovë. Ky projekt mbështetë fushën e hetimeve policore, përderisa në ceremoninë për pranim-dorëzim të pajisjeve, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, prezent nga Policia e Kosovës ishin, Drejtori i Departamentit të Hetimeve dhe Drejtori i Departamentit për Shërbime Mbështetëse në PK.
Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon UNDP-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha të ndryshme.