Me datë 27 qershor 2021, policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.
Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij.
Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroj një armë automatike dhe dy karikator të zbrazët.
Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.