Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘Patrullojmë së Bashku’

Bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, bashkëpunimit me qytetarët, si dhe gjendjen aktuale në komunikacionin rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’ ka filluar të implementojë projektin e përbashkët “ Patrullojmë së Bashku”
Qëllimi i implementimit të këtij aktiviteti të përbashkët me shoqërinë civile,është ngritja e bashkëpunimit me qytetarët, si partnerët tanë kryesorë në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, pastaj shtimi i aktiviteteve, pikave të kontrollit dhe prezencës policore si dhe sensibilizimi i drejtuesve, të të gjitha kategorive të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion në përgjithësi e në veçanti atyre me fatalitet.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje