Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Një person është arrestuar pasi që dyshohet se është i përfshirë në një rast “Therrje me thikë”

Me datën 24 qershor 2021 rreth orës 13:15, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”.
Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, i moshës madhore.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet të jet i përfshirë në këtë rast të rëndë.
Për rastin është njoftu prokurori i shtetit.
Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat lidhur me këtë rast të rëndë.
Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëhequr Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje