Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Fushatë vetëdijësuese

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bashkëpunim me OJQ ‘’Kuvendi i të Rinjëve të Ferizajt’’ , me 22.06. 2021 nga ora 15:00, realizoi një fushatë sensibilizuese dhe solidarizuese, për viktimat e aksidentit të datës 06.06.2021, që ndodhi në fsahtin Koshare të Ferizajt , e që humbën jetën 5 qyetatarë tanë.
Qëllimi i kësaj fushate ishte sensibilizimi i drejtuesve, të të gjitha kategorive të automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacion , aksidente, që e pëcollën vendin tonë.
Akitiviteti u mbajt në rrugën ‘’Brahim Ademi ‘’ në Ferizaj , afër palestrës së sporteve ‘’Bill Clinton’’ , rruga Ferizaj– Shtime.
Tridhjetë e shtatë aktivistë ( 37) dhe disa policë mbajtën në duar shkronjat e 5 emrave të viktimave në aksidentin fatal dhe disa porosi/thirrje ( pankarta) për të respektuar shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Ishte, kjo edhe një përpjekje e policisë dhe shoqërisë civile , që të zgjojnë vëmendjen dhe të ndërgjegjësojnë të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion , që të shtojnë kujdesin e tyre , që aksidente të tilla të mos na përsëriten më !
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje