Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.
Një prej objektivave parësore për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, parashihen aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik.
NJRKRR-DRP Gjakovë po vazhdon me zbatimin e planit operativ “Siguria në Komunikacion, me qellim preventivë të parandalimit të aksidenteve rrugore!
Me datë 22.06.2021, veç patrullimit, pikave të kontrollit në identifikimin e kundërvajtësve, NJRKRR në bashkëpunim me NJSO ka pasur kontroll me përdorimin e dron-ve ku është vëzhguar hapësira ajrore, në mënyrë që të ndikohet direkt në preventiven e sigurisë rrugore, duke identifikuar kundërvajtësit të cilët gjatë ngasjes së automjeteve bien ndesh me rregullat e trafikut rrugor.
Plani operativ me DRON është implementuar në këto lokacione:
1. Rruga Malishevë-Prishtinë- (Fsh Carallukë dhe Tërpezë)
2. Rruga Gjakove-Deqan- Fsh. Osek Hylë
3. Rruga Pejë-Prishtinë-Fsh. Kijevë
Gjatë këtij plani janë shqiptuar kundërvajtje të ndryshme.
Po ashtu ju njoftojmë se NJRKRR dhe DRP Gjakovë prej fillimit të muajit Qershor(01.06.2021) e deri me tani(22.06.2021), në zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafikun Rrugor 2021” , duke ndërmarr masat e duhura preventive, vet dijesuese dhe ndëshkuese kanë shqiptuar gjitëhsej 4002 tiketa.
Prioritet në Planin Operativ “Siguria në trafikun rrugor” janë kundërvajtjet “Përdorimi I telefonit”, Tejkalimet, Shpejtësia, Mos vendosja e rrypit të sigurisë dhe kundërvajtjet tjera.
– Janë konfiskuar deri me tani 120 patent shofer si masë mbrojtëse
– Tejkalimi I shpejtësisë janë shqiptuar 943 gjoba,
– Tejkalimet në vendet e ndaluara dhe kolonat e mjeteve janë shqiptuar gjithsej 114 gjoba,
– Përdorimi I telefonit mobil janë shqiptuar gjithsej 456 gjoba,
– Mos vendosja e rrypit të sigurisë janë shqiptuar 779 gjoba,
– Drejtimi I mjetit pa patent shofer dhe kategori përkatëse janë shqiptuar 135 gjoba
-Drejtimi I mjetit nën ndikim të alkoolit gjithsej 09 gjoba
– Drejtimi I mjetit pa regjistrim janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba
– Dhe kundërvajtje të ndryshme sipas planit operativ
Bashkangjitur keni edhe disa foto të implementimit të PLANIT OPERATIV.
Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.