Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Nën moton “Vozitja është përgjegjësi – JO KËNAQËSI”, Policia në Mitrovicë shpërndanë fletushka me mesazhe vetëdijesimi për sigurinë në trafikun rrugor

Mitrovicë, 21 qershor 2021
Në vazhdën e angazhimeve policore në ngritjen e masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të vetëdijesimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka filluar së realizuari fushatën me moton: “Vozitja është përgjegjësi – Jo Kënaqësi“ ku përmes kësaj fushate synohet të vetëdijesohen pjesëmarrësit në trafik në veçanti ngasësit e automjeteve.
Edhe pse veprimet policore në fushën preventive janë duke u zbatuar në përputhje me autorizimet dhe masat ndëshkimore, përkundër këtyre është vlerësuar si e nevojshme dhe e domosdoshme veprimi alternativ duke përfshirë edhe realizimin e fushatës ku Policia po shpërndanë fletushka me domethënie të ndryshme të cilat përmbajnë porosi vetëdijesimi/sensibilizimi për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor.
Në kuadër të kësaj fushate janë përgatitur mbi 500 fletushka, të cilat kanë filluar t`ju shpërndahen pjesëmarrësve në trafik nga ana e zyrtarëve policor në teren me prioritet rrugët nacionale, regjionale dhe ato lokale. Shpërndarja e këtyre fletushkave do të vazhdojë gjatë tërë javës në vijim.
Realizimi i kësaj fushate edhe një herë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të Policisë, për vetëdijesim/sensibilizim dhe ngritje të sigurisë në trafikun rrugor. Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t`iu përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për sigurinë në trafik.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje