Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Njësia e Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut shton aktivitet në trafik

Mitrovicë, 18 qershor 2021
Në vazhdën e ngritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor dhe me qëllim të parandalimit dhe identifikimit të kundërvajtësve, Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, përveç patrullimeve dhe angazhimeve tjera të përditshme ka filluar kontrollin përmes përdorimit të dronit, që po zbatohet në segmente të ndryshme rrugore ku po vëzhgon dhe kontrollon rrjedhën e trafikut rrugor.
Kontrolle të trafikut përmes dronit janë zbatuar në segmente të ndryshme në rrugët nacionale dhe regjionale në rajonin e Mitrovicës së Jugut, me ç’ rast ndaj kundërvajtësve të identifikuar janë shqiptuar gjoba në përputhje me ligjin për sigurinë në trafik.
Vëzhgimi dhe kontrolli përmes dronit po rezulton me efikasitet në identifikimin e kundërvajtësve sidomos në zonat ku reliefi pamundëson metodat tjera të aplikueshme.
Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të iu përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik.
0
Personat e arritur
37
Angazhimet
Promovo postimin
34
1 koment
Pëlqej

Komento
Ndaj
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje