Me 17 qershor 2021, në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Gjilan është mbajtur takim me përfaqësues nga Policia e Kosovës, Drejtoritë Komunale, Ndërmarrjet Publike Komunale, FSK-ja, Shoqëria Civile, BIK-u, Organizatat Rinore e Studentore etj.
Komuna e Gjilanit ka shpallur “MUAJIN QERSHOR 2021 ” – “Muaji i Pastrimit” të Gjilanit nga mbeturinat e amvisërisë dhe mbeturinat inerte.
Aktivitetet fillojnë nesër dhe do të vazhdojnë deri në fund të muajit.
Këto aktivitete do të përfshijnë lokacionet si: intitucionet shkollore të gjitha nivelet, varrezat e qytetit, hapësirat publike, parqet, pendat etj.
Policia e Kosovës gjithëmonë është në ndihmë dhe mbështetje të të gjithë qytetarve të saj.