Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

‘’Mbrojtja e pyjeve 2021’’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportin ilegal të drunjëve .
Në kuadër të këtij aksioni policia, sot në mëngjes, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar: A.I (M/SH/K) 33 vjeçar dhe H.G (M/SH/K) 34 vjeçar, të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Jezercit. Ata po i transportonin drunjtë me një traktor me rimorkio dhe një automjet ( pikap).
Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, janë dërguar në mbajtje për 48 orë .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjëve.
Statstikat e përgjithshme: 2024-09-23
0
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
33
Aksidentet Pa te Lenduar
2292
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
11
Ne Mbajtje