Me datë 25 maj 2021,policia ne Prizren është informuar nga 112, se ne fshatin Hoqe e Qytetit te Prizrenit, ka gjuajtje me arme te zjarrit , ku pas marrjes se kësaj informate menjëherë njësitet policore kanë dal ne vendin e ngjarjes, po ashtu ne atë drejtim kishte shkuar edhe ekipi i urgjencës. Ku viktimës i është dhen ndihma mjekësorë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë, i njëjti është i lënduar (plagosur) ne këmbën e majte. Pas marrjes se ndihmës mjekësorë viktima lirohet për ne shtëpi!
Lidhur me rastin hetuesit policor kanë dalë në vend të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore. Vendi i ngjarjes është proceduar nga hetuesit e Forenzikës. Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale; dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë.
I dyshuari F K viti lindjes 2000, është arrestuar nga hetuesit e SRH-së, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se i dyshuari ka plagosur viktimën.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.