Sot, rreth orës 15:10 në fshatin Mirosale të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një automjet civil i udhëtarëve .
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, humb jetën drejtuesi automjetit A.K ( M/SH/K), i moshës 16 vjeçare ( vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga qendra e emërgjencës nga spitali rajonal i Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor nga drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin .