Prizren, 25 maj 2021
Me datë 24 maj 2021, në orët e mbrëmjes një qytetar shtetas i Shqipërisë, informoj policinë së kishte rënë pre e grabitjes nga persona të dyshimtë, të cilët fillimisht ishin futur në automjetin e tij me targa të Shqipërisë dhe nën kërcënimin e mjetit të prehtë (thikë) i kanë grabitur një vlerë të hollash në shumën prej 60 euro.
Të dyshimtit e kishin mbajtur viktimën për një kohë, përderisa policia kishte intervenuar dhe i kishte ndaluar.
Njësitë policore e morën viktimën e rastit të grabitjes dhe pas intervistës të dyshimtit dhe dëshmitarëve kuptuan së kishim të bënim më rast grabitje. Në cilësinë e dëshmitarëve policia intervistoj edhe dy persona tjerë.
I dyshimti E.B i lindur në vitin 2003, u arrestua dhe me aktvendim te prokurorit të Shtetit u ndalua në afat prej 48 orë.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, dhe njëkohësisht janë në kërkim edhe te një personi tjetër të dyshuar për të cilin ka informata mbi identitetin e tij.