“Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, në bashkëpunim me Sektorin kundër Krimeve Kibernetike dhe me aprovim të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë, ka filluar realizimin e projektit “ Përdorimi i sigurt i internetit” i cili do të zgjasë deri më 25.05.2021.
Qëllimi i këtij projekti është vetëdijësimi i nxënësve në lidhje me pasojat e mundshme nga keqperdorimi i rrjeteve sociale dhe internetit në përgjithësi. Projekti në fjalë realizohet përmes ligjëratave vetëdijësuese, të cilat do të mbahen në shkolla të mesme të ulëta, shkolla këto të përzgjedhura nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prishtinë.”