Në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicën e Jugut, në orët e pasdites së sotme, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘Sulm ‘ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor ’, kanë arrestuar dy persona të dyshuar R. S., 23 vjeçar dhe K. P.,23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve është bërë pas një pune hetimore lidhur me rastin e ndodhur më 9 prill 2021 në Mitrovicë, ku si pasojë e përleshjes i lënduar kishte mbetur viktima i cili është trajtuar në QKUK.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.