Roli dhe funksioni i Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e Pandemisë, ruajtjen e sigurisë e shendetit të qytetarëve është i dukshëm.
Zyrtarët policor dhe menaxhmenti i PK-së, në vazhdimësi po përpiqen që përmes koordinimit të veprimeve me autoritetet shtetrore dhe bashkëpunimit me qytetarët të arrijnë senzibilizim të plotë dhe bashkërëndim të aktiviteteve në parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit dhe reduktimin e pasojave që sjell mosrespektimi i masave dhe kufizimeve.
Qëllimi kryesor i angazhimeve tona është shpëtimi i sa me shumë jetëve njerëzore përmes respektimit të masave të vendosura nga autoritetet.
Policia e Kosovës së bashku me inspektorët kompetent, në disa raste kanë hasur në shkelje të masave dhe kanë shqiptuar vërejtje e gjoba sipas ligjit, për mosmbajtje të distancës dhe numrit të kufizuar në lokale.